Mbrojtësi kualitativ transferohet te vreshtarët nga A&N, shkruan Gazeta Olle.
“Klubi po perforcohet ne çdo pozit, sot arriten marreveshje me super mbrojtesin Jenuz Kollani i cili vjen nga FC A&N”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Kujtojmë se Rahoveci në edicionin e ri garon në Ligën e Parë, pasi në sezonin e fundit arriti të promovohej pas një sezoni fantastik në Ligën e Dytë, të cilën e mbyllën si nënkampionë.
Kaltërebardhët në sezonin e ri luajnë në Grupin A, ku kundërshtarë do ta kenë edhe skuadrën A&N.
/Gazeta Olle/