Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare, Rafa Benitez trajneri i ri i Everton!

Klubi nga Goodison Park ka emëruar në stol një “armik” të tifozëve, pikërisht Rafael Benitez. Ish-trajneri i Liverpool dhe Real Madrid ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe zyrtarizimi ka ardhur nga klubi ditën e mërkurë, pavarësisht kundërshtive të shumta të tifozëve, që nuk e donin Benitez në stol për shkak të së shkuarës së tij te Liverpool.

Rikthim në Premier për Benitez, i cili është gati të nisë aventurën e tretë ishullore pas asaj me “The Reds” dhe Newcastle. Më parë spanjolli ka drejtuar edhe klube si Real Madrid, Inter, Chelsea, Napoli dhe Valencia, ndërkohë që Everton do të vazhdojë të drejtohet nga një emër i madh i fushës së trajningut edhe pas largimit të Ancelottit./TCH/

Related posts

Xavi zbulon momentin e tij më të lumtur si trajner i Barcelonës, nuk është triumfi në La Liga

D V

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Bakut

D V

Warren Zaire-Emery apo ‘roboti’ i Luis Enriques, 17-vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!