Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Prishtina prezanton Florent Avdylin

Mesfushori me përvojë të madhe në futboin tonë është rikthyer te Prishtina, ku kishte luajtue si junior.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin kryeqytetas.

Njoftimi i plotë nga Prishtina:

Mirë se vjen Florent

Avdyli rikthehet nga Shqipëria në futbollin tonë, gjithashtu edhe tek Prishtina, pas përvojës së mëhershme dy vjeçare si junior i skuadrës tonë.

Prishtinë, 03.08.2021 – Florent Avdyli (10.07.1993), njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar të Kategorisë Superiore, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme. Futbollist i cili ka kaluar nëpër disa klube. SHF Kurda nga moshat e reja (2003-2009), Prishtina U19 (2009-2011), KEK-u (2011-2012), Ramiz Sadiku 6 muaj (2012) dhe Hajvalia (2012-2013) Feronikeli 6 muaj (2013), Trepça (2013-2015), Liria (2017-2018), Teuta (2018-2021).

“Ta veshësh fanellën e Prishtinës, është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Të luash nën logon e skuadrës e cila është më e trofeshmja në histori të futbollit kosovar, është një ëndërr e realizuar. Duke u rritur në rrugët e këtij qyteti, jam rritur me Plisat dhe me dashurinë e qytetarëve të këtij vendi për futbollin dhe sportin në përgjethsi. Dashuria për këtë qytet, klubin e tifozët, më bënë të mos e mendoj dy herë zgjedhjen që ta vazhdojë karrierën tek Prishtina, kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por me angazhim, vullnet e duke qenë të bashkuar, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kjo me synimin, që t’i vazhdojmë sukseset aty ku i lanë në edicionin e kaluar” ka thënë Florent Avdyli

#PërparaPrishtina #dashurieparëdheefunditje
#MirëseerdheFlorent
#100vjetklub
#BardhëeKaltër

/Gazeta Olle/

Related posts

Komuna e Gostivarit përpiloi plan për luftimin e korrupsionit

Z.H

Maqedonia e Veriut sivjet pjesë e testimit PISA me 7 850 nxënës të shkollave të mesme

Z.H

Petrovska: Integrim euroatlantik i rajonit për përmirësim të sigurisë dhe stabilitetit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More