Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Prishtina nuk ka të ndalur, prezanton transferimin e radhës

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e radhës të afatit kalimtar të janarit.

Lojtari i radhës që vishet me ngjyrat bardhekaltër është Aleksandar Ristevski.

Qendërmbrojtësi së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit në elitën e futbollit maqedonas.

Ai është 29-vjeçar e kryesisht ka luajtur në kampionatin maqedonas, derisa ka pasur një periudhë të shkurtër edhe në Shqipëri, ku për gjashtë muaj ka veshur fanellën e Vllaznisë së Shkodrës.

Ristevski është aktivuar edhe për Metalurg Skopje, FK Skopje, Carev Dvor, Pobeda Prilep, Pelister Bitola, Renova dhe Struga para se të transferohet te Rabotniçki.

Ristevski është përforcimi i tetë dhe i fundit për këtë afat kalimtar.

Më parë me Prishtinën janë bashkuar edhe Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sulley, Adonis Aliu, Drilon Cenaj, Gentrit Begolli dhe Josip Tomasheviq.

Ristevski, që tashmë i është bashkuar ekipit në stërvitje, e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

𝑽𝒍𝒆𝒓𝒆̈𝒔𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒆̈𝒏 – 𝐾𝑢𝑟 𝑒 𝑚𝑜𝑟𝑎 𝑡ℎ𝑖𝑟𝑟𝑗𝑒𝑛 𝑛𝑔𝑎 𝑃𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡𝑖𝑛𝑎 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎𝑚 ℎ𝑒𝑧𝑖𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑡𝑎 𝑝𝑟𝑎𝑛𝑜𝑗, 𝑠𝑒𝑝𝑠𝑒 𝑒 𝑑𝑖𝑗𝑎 𝑝𝑒𝑠ℎ𝑒̈𝑛 𝑒 𝑘𝑙𝑢𝑏𝑖𝑡. 𝑃𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡𝑖𝑛𝑎 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑘𝑙𝑢𝑏𝑒𝑡 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑑ℎ𝑎 𝑛𝑒̈ 𝐾𝑜𝑠𝑜𝑣𝑒̈, 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑘𝑙𝑢𝑏 𝑚𝑒 𝑡𝑟𝑎𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑗𝑒𝑝 𝑚𝑢𝑎 𝑚𝑜𝑡𝑖𝑣 𝑠ℎ𝑡𝑒𝑠𝑒̈.

𝑷𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊 𝒅𝒉𝒆 𝒔𝒚𝒏𝒊𝒎𝒆𝒕 – 𝑀𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑒𝑚𝑡𝑜𝑗 𝑠𝑒 𝑑𝑜 𝑡𝑎 𝑗𝑎𝑝 200-𝑝𝑒̈𝑟𝑞𝑖𝑛𝑑𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑛𝑔𝑎 𝑣𝑒𝑡𝑗𝑎 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑓𝑎𝑛𝑒𝑙𝑙𝑒̈, 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡’𝑖 𝑎𝑟𝑟𝑖𝑡𝑢𝑟 𝑎𝑚𝑏𝑖𝑐𝑖𝑒𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑦𝑛𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑘𝑙𝑢𝑏𝑒𝑡, 𝑡𝑒̈ 𝑐𝑖𝑙𝑎𝑡 𝑗𝑎𝑛𝑒̈: 𝑘𝑢𝑎𝑙𝑖𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑔𝑎𝑟𝑎𝑡 𝑒𝑣𝑟𝑜𝑝𝑖𝑎𝑛𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑖𝑡𝑢𝑙𝑙𝑖 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑖𝑜𝑛.

 

Related posts

Topalli: Kam pritur ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës

Redaksia

Përleshje grupore në Kisella Vodë

Xh M

Nënkryetarja e LSDM-së: Përpjekjet me Alternativën janë të përbashkëta për ne

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More