Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Prishtina njofton për largimin e tre futbollistëve të njohur

Prishtina edhe zyrtarisht ka njoftuar për shkëputje të bashkëpunimit me tre futbollistët e njohur.

Bëhet fjalë për Sabijen Lilaj, Xhevdet Shabani dhe Sodiq Atanda të cilët largohen nga kryeqytetasit me marrëveshje të dyanshme, shkruan Gazeta Olle.

Lilaj erdhi në vitin 2020 te bardhekaltrit, ku edhe e fitoi titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, u paraqit në 25 ndeshje me Prishtinën dhe realizoi tre gola.

‘Rrapa’, mesfushori me tipare sulmuese erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 ndërkohë që për kryeqytetasit u paraqit në 13 ndeshje në të gjitha garat.

 

Atanda erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 për t’u paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për fanellën “bardhekaltër”. /Gazeta Olle/

Related posts

Ramadani: Perëndimi do t’i japë një grusht të fortë Putinit!

Redaksia

Kovaçevski: Është koha për të vepruar – zgjerimi i BE-së tani është çështje e rëndësisë gjeostrategjike

Xh M

ASH: Regjimi LSDM-BDI nuk do të mbijetojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More