Agjencia Zhurnal.mk.

ZYRTARE: Prishtina nënshkruan me tre futbollistë

Futbollistët e talentuar Gentris Leci, Ernis Topalli dhe Olti Mehmeti kanë nënshkruar me kampionët e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

“Klubi i futbollit FC Prishtina ka kthyer sytë sërish tek futbollistët e talentuar dhe tejet premtues të futbollit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "CPRISHTINA JAKO NLBO JAKO NLB JAKO NLB watnn GENTRIS LECI OLT ERNIS MEHMETI TOPALLI MIRE SE VINI TE BARDHEKALTRIT!"

“Gentris Leci (21.01.2002) i cili rrjedhë nga futbolli Prishtinas gjegjësisht karrierën e tij sportive e fillojë tek KF Kosova VR (2008-2013) ndërsa nga viti 2013 ishte pjesë e akademisë FC Prishtina nëpër të gjitha gjeneratat zingjirore deri tek ekipa U19, Leci gjithashtu ishte pjesë e Përfaqësuesës së Kosovës tek kategoritë U15 dhe U17”

“Ernis Topalli (01.09.2003) i cili gjithashtu vjen nga futbolli vendor, KF Vizioni Ferizaj (2016-2020) ndërsa nga viti 2020 pjesë e FC Prishtina U19 edhe pse në moshë të re, ku arriti ti bind stafin teknik dhe drejtuesit e klubit me aftësitë e tij të jashtëzakonshme.”

“Olt Mehmeti (29.04.2002) futbollist i cili vjen nga treva e Anamoravës ku karrierën e tij e filloi tek FC Drita në vitin 2008 e deri më tani kur ishte pjesë e ekipës U19 dhe të asaj seniore nga viti 2019”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.

/Gazeta Olle/

Related posts

Moti sot me diell dhe me vranësira

Z.H

Agim Ademi viziton Alban Rexhepin në spital: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë në të gjitha format në rast nevoje

Redaksia

Lukarevska: Masa “TVSH-ja Ime” duhet të përparohet, jam mbështetëse të rritet pragu i kthimit të TVSH-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More