Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me futbollistin nga Gana

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e radhës në afatin kalimtar të janarit.

Sadam Sulley është nënshkrimi i ri i kryeqytetasve, sulmuesi 25-vjeçar nga Gana, i cili ka firmosur kontratë për 18 muaj, shkruan Gazeta Olle.

Ai vjen nga skuadra sllovake FK Senica derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Zemplin Michalovce, Slovakia MFK, Austria SV Ried dhe Legia Warsaw.


Njoftimi i plotë nga FC Prishtina: 

Mirë se vjen Sadam Sulley!

Pas Bujar Pllanës, Agim Zekës dhe Drilon Cenajt, futbollisti i radhës që i bashkohet FC Prishtinës në afatin kalimtar të janarit është Sadam Sulley.

25-vjeçari nga Gana aktivizohet si sulmues.

Ai vjen nga skuadra sllovake FK Senica derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Zemplin Michalovce, Slovakia MFK, Austria SV Ried dhe Legia Warsaw.

Shtatlarti Sulley, i cili ka firmosur për 18 muaj me Prishtinën e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

𝐈𝐝𝐞𝐣𝐚 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐭𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 – Isha kontaktuar nga një agjent javë më parë dhe ai më tregoi mua rreth Prishtinës, andaj unë e diskutova me gruan time dhe bëra një hulumtim rreth klubit dhe qytetit. Ne i duam ambiciet dhe përcaktimet e klubit dhe sukseset e arritura nga Prishtina vitin e kaluar tregojnë se çfarë synon klubi.

𝗜𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝘁 – Kam dëgjuar për Kosovën, por nuk e kam vizituar dhe për Prishtinën kam pasur njohuri pasi ishin pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.

𝐏𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 – Jam shumë i lumtur me mikpritjen që kam marrë nga klubi që në ditën e parë që erdha. Menaxhmenti, stafi i trajnerëve dhe futbollistët, të gjithë u munduan dhe ende më ndihmojnë mua në të gjitha mënyrat që të përshtatem me klubin dhe vendin.

𝐏𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐭 – Gjithmonë është më ndryshe stërvitja me ekipin e ri dhe me një trajner me të cilin nuk kam punuar më parë, por duke e ditur se ai ka punuar në Austri, aty ku isha, e ka bërë më të lehtë punën për mua që të përshtatem me të. Jam i lumtur me punën e tij dhe me atë se si ai po mundohet ta sjellë skuadrën në drejtimin e duhur, më pëlqejnë ambiciet e tij.

𝐒𝐲𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 – Ambicia ime është ta ndihmoj klubin të fitojë trofe dhe të kualifikohet në Evropë.
Si sulmues puna ime është të shënoj gola, shpresoj se do ta jap maksimumin në stërvitje dhe tifozët e Prishtinës t’i bëjmë të lumtur.

#forcaPrishtina
#krejtpërprishtinën


/Gazeta Olle/

Related posts

Maqedoni, Nevzati thotë se është sezonale dhe nuk ka vend për panik

D V

Nedellkov: Greva realizohet nëse brenda 10 dite nuk ndryshojnë gjërat, MASH do kërkojë të mbahet mësimi

Xh M

U lansua platforma e parë rajonale për e-tregti

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More