Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Prishtina e blindon trajnerin, Zekirija Ramadani vazhdon kontratën edhe për dy vite

Zekirija Ramadani ka nënshkruar kontratë të re dy vjeçare me kryeqytetasit, shkruan Gazeta Olle.

Ramadani ka arritur që pas tetë vitesh ta rikthej titullin e kampionit te bardhekaltrit, ndërsa gjithashtu ka fituar edhe Superkupën e Kosovës në edicionin 2019/20.

Shkupjani edhe në Evropë ka vendosur rekord me skuadrën e tij, ku në këtë sezon preku raundin e tretë të Ligës së Konferencës, që ishte sukses i jashtëzakonshëm për një skuadër kosovare.

Ndërkohë vlen të theksohet se bashkëpunimin me klubin kryeqytetas e ka vazhduar edhe drejtori sportiv Fisnik Kërçeli për dy vite të tjera.

/Gazeta Olle/

 

Related posts

Më 25 shkurt protesta për shkak të faturave të larta dhe borxhet e energjisë elektrike

Z.H

Mariçiq për vizitë dyditore pune në Pragë

Xh M

Vasko Kovaçevski: Edhe po të shtrenjtohet rryma pas vitit të ri, shtrenjtimi do të jetë minimal

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More