Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Peter Cech largohet nga Chelsea

Chelsea ka njoftuar se ish-portieri i tyre, Peter Cech do të largohet nga klubi.

Cech ishte pjesë e ‘Bluve të Londrës’, si këshilltar teknik dhe i performancës, por nga sot nuk do ta ushtrojë më atë detyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Që nga emërimi i tij tre vjet më parë, Cech ka dhënë këshilla dhe udhëzime për të gjitha çështjet e futbollit dhe performancës në të gjithë Klubin, duke forcuar lidhjet midis ekipeve tona të meshkujve dhe Akademisë”, thuhej në njoftim.

“Ka qenë një privilegj i madh të luaja këtë rol te Chelsea për tre vitet e fundit. Me klubin nën pronësinë e re, ndjej se tani është koha e duhur për mua të largohem. Jam i kënaqur që klubi tani është në një pozitë të shkëlqyer me pronarët e rinj dhe jam i sigurt për suksesin e tij në të ardhmen si brenda dhe jashtë fushës”, ishin fjalët e Cech.

Për të ka folur edhe pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly“, duke e cilësuar si një anëtar të familjes.

Petr është një anëtar i rëndësishëm i familjes Chelsea. Ne e kuptojmë vendimin e tij për t’u larguar dhe e falënderojmë për kontributin e tij si këshilltar dhe përkushtimin e tij ndaj klubit dhe komunitetit tonë. I urojmë atij më të mirën”, përfundoi ai.

Related posts

Gjyqtari anglez bëhet viral në rrjetet sociale – detyrohet ta tërheq kartonin e kuq të Garmash pasi e kuptoi se ishte vetëm i pari i verdhë

D V

Galtier njofton se merkato për PSG-në nuk ka përfunduar

Lea Muslija

Cancelo mbeti i lënduar pas një vjedhje të organizuar nga katër hajdutë në shtëpinë e tij, mbrojtësi tregon gjithçka çfarë ndodhi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More