Ashtu siç paralajmëroi Gazeta Olle ditën e djeshme edhe ndodhi.
Mesfushori mitrovicas, Reon Broja është prezantuar si futbollist i ri i Dritës.
Reprezentuesi i Kosovës ka refuzuar disa oferta nga Evropa dhe Shqipëria për ta pranuar atë të Dritës.
Tanimë gjiganti kosovar, Drita e ka prezantuar Brojën i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me gjilanasit.
Njoftimi i plotë nga Drita:
Rron Broja është INTELEKTUAL
Kemi knaqësi që ti themi mirë se u riktheve në superligën e Kosovës RRON BROJA, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një INTELEKTUAL i veshur bardhë e kaltër.
Broja përveq superliga e Kosovës, eksperienc ka bërë edhe Belgjikë, në Maqedonin e Veriut dhe së fundmi në superioren e Shqipërisë!
Broja u prit nga drejori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroj mirseardhje në klubin bardhë e kaltër. Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të 2023.
Rroni do të bartë fanelën me numrin 4 që është edhe numri i tij i oreferuar!
Mirë se vjen RRON
FC DRITA
/Gazeta Olle/