FC Vitia është mposhtur nga KF Vllaznia me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 26-të në Ligën e Parë.
Me rezultatin e kësaj ndeshje, tashmë zyrtarisht Vitia ka rënë nga Grupi B dhe do të garojë në Ligën e Dytë, shkruan Gazeta Olle.
Pas 26 xhirove, vitiasit kanë grumbulluar vetëm 22 pikë, ku janë mposhtur 18 herë.
Tashmë një javë para përfundimit të edicionit, edhe matematikisht Vitia e ka të pamundur të sigurojë mbijetesën.
Kjo ndeshje ishte jetike edhe për Vllazninë, të cilët arritën të marrin fitore të madhe.
/Gazeta Olle/