Megzon Visoka do të vazhdojë të mbetet në Ligën e Parë, por tani do të jetë pjesë e KF Flamurtarit.
Zyrtarizimi ka ardhur nga skuadra prishtinase, duke shkruar se tanimë Visoka kthehet në shtëpinë e tij ku mori hapat e parë si kryetrajner, shkruan Gazeta Olle.
Kuqezinjtë kanë nënshkruar kontratë disa vjeçare me Visokën, i cili së fundmi në stinorin vjeshtor ishte pjesë e Arbërisë.
Njoftimi i plotë nga KF Flamurtari:
Megzon Visoka kthehet në shtëpi ku aty mori dhe hapat e parë si kryetrajner.
KF FLAMURTARI sot ka arritur marrëveshjen me trajnerin Megzon Visoka dhe kane firmosur kontratën disa vjeçare duke e emëruar Megzon shef te shtabit teknik.
/Gazeta Olle/