Ulpiana ka arritur marrëveshje me portierin e ri, Andi Thaqi.
Thaqi së fundmi ishte pjesë e Arbërisë në Ligën e Parë, por u largua për shkak të problemeve me klubin, shkruan Gazeta Olle.
Lipjanasit e prezantojnë gardianin e ri si një ‘goditje’ të fuqishme në merkato.
Njoftimi i plotë nga Ulpiana:
Ulpiana përforcon portën, akord me ish-portierin e KF ARBËRIA.
Goditje të fuqishme në këto orë të merkatos, teksa Ulpiana ka arritur akordin me ish-portierin e KF ARBERIA, Andi THAQI, raporton Klubi ULPIANA.
Andi Thaqi ka mbërritur sot në “Sami Kelmendi” për të firmosur me skuadrën e Edlir Tetovës, duke blinduar kështu portën së bashku me Drilon Ajeti. Transferimi i portierit u bë i mundur falë Drejtorit të klubit, Enver Duriqi, i cili edhe do t’a prezantoj.
Zyrtarizimi i gardianit premtues është bërë sot nga klubi bardhekaltërt.
/Gazeta Olle/