Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.
“Klubi ynë pas rezultateve jo të mira në 3 ndeshjet e para, ka vendosur që të shkëpus kontratën me trajnerin, Megzon Visoka dhe Arsim Tershani”, thuhet në njoftim.
“Ujqit” kanë fituar vetëm një pikë në tri ndeshjet e para të Grupit B në Ligën e Parë, dhe si duket kjo nuk i ka pëlqyer drejtuesve të klubit.
Deri në emërimin e trajnerit të ri të klubit, detyrën e trajnerit do ta ushtrojë trajneri i juniorëve, Sherif Topalli me ndihmësat e tij.
/Gazeta Olle/