FC Ferizaj është njëra nga skuadrat më aktive gjatë merkatos dimërore në futbollin vendor.
Klubi i cili garon në Ligën e Parë, sot ka prezantuar transferimin e ri, shkruan Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar, Besfort Emini, i cili pritet të sjellë freski në skuadrën bardhekaltër.
Mesfushori defansiv vjen pas aventurës tek skuadra e Kikës, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Llapi dhe Vitia.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
Zyrtare; Besfort Emini është transferi i radhës i skuadrës tonë.
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me mesfushorin e ri, Besfort Emini.
Emini që luan rolin e mesfushorit defensiv, u bashkua me klubin tonë pas aventurës që kishte me skuadrën e KF Kikës, ai në të kaluarën ka qen pjesë e disa skuadrave si KF Llapi dhe KF Vitia. Përvoja e tij në futbollin tonë do të na ndihmojë shumë që ti arrijmë suksese në këtë sezon.
FC Ferizaj i uron mirëseardhje Eminit në klubin tonë duke i uruar shëndet dhe shumë suksese me skuadren tonë.
Na priftë e mbara.
Ferizaj,
10.01.2022
/Gazeta Olle/