Klubi njofton se ka arritur marrëveshje me portierin e ri, Petrit Terziu, shkruan Gazeta Olle.
Terziu vjen nga skuadra e Vëllaznimit, ku pati paraqitje mjaft të mira në stinorin vjeshtor, teksa më parë ishte edhe pjesë e Gjilanit dhe Vitisë.
Ky është përforcimi i parë i bardhekaltërve në merkaton dimërore.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
𝐌𝐢𝐫𝐞𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐏𝐞𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐓𝐞𝐫𝐳𝐢𝐮💙
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me portjerin e ri Petrit Terziu, duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare✍🏻.
Terziu ishte pjesë e KF Vëllaznimit nga Gjakova në sezonin vjeshtor, ku pati paraqitje mjaftë të mira, ndërsa më parë ishte pjesë e SC Gjilanit e KF Vitisë!
Ky është përforcimi i parë i klubit tonë në merkaton dimërore.
🤝Klubi ynë i uron mirëseardhje Petritit, duke i uruar shëndet e shumë suksese në klubin tonë.
Na priftë e mbara ⚪️🔵.
Ferizaj
05/01/2022.
/Gazeta Olle/