Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Ermal Vitija prezantohet te Dukagjini

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar ka bërë disa përforcime mjaftë cilësore.

E lojtari i fundit që është bashkuar me skuadrën e Armend Dallkut, është mbrojtësi i majtë Ermal Vitija.

20-vjeçari është larguar nga Prishtina dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klinasit.

Postimi i plotë nga Dukagjini:

KF Dukagjini ju njofton se edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, Ermal Vitija.

Klubi ka gjetur akordin me futbollistin për edicionin e ardhshëm dhe tani e tutje futbollisti prishtinas do t’i mbrojë ngjyrat bardhegjelbër.

Vitija i lindur më 28 janar 2001, në dy sezonet e kaluara ka luajtur te klubi i FC Prishtinës , ku pikërisht nën urdhrat e kryetrajnerit Dallku ishte angazhuar në ekipin e parë nga ekipi i juniorëve.

/Gazeta Olle/

Related posts

UT dhe rrjeti ndërkombëtar Aurora zhvilluan trajnimin me temë: Sipërmarrësia shoqërore, Diversiteti dhe përfshirja

Xh M

LSDM: Mickoski në Budapest për të marr udhëzime nga Gruevski

Redaksia

Drita Islami me mbështetje për Petre Shilegov

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More