Victor Lindemberg Taavares Vieira është lojtari më i ri i Dukagjinit
Futbollisti brazilian ka bindur shtabin teknik dhe drejtuesit e klubit duke i ofruar kontratë deri në fund të sezonës 2021/22.
Lindeberg i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve në ligat e ndryshme të Brazilit, në klubet si. ABC FC, Moto Club MA, AA Anapolia, dhe Botafogo.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka debutuar me klinasit në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, në barazimin 2-2 të Dukagjinit në Malishevë.