Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare/ Celtic përforcon mbrojtjen, afron talentin japonez nga Vissel Kobe

Celtic përfiton nga ndalesa e Botërorit dhe hidhet në sulm për të përforcuar ekipin. Kampionët në fuqi të kampionatit skocez, kanë afruar mbrojtësin japonez Yuki Kobayashi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi skocez me anë të një postimi në faqen zyrtar.

 

“Klubi i Futbollit Celtic është i lumtur të njoftojë se ka arritur marrëveshje për të transferuar qendërmbrojtësin japonez, Yuki Kobayashi.

Lojtari 22-vjeçar konsiderohet si një talent i madh dhe do t’i bashkohet Celtic nga klubi i J-League, Vissel Kobe, në një marrëveshje pesëvjeçare.

Yuki do të jetë në gjendje të bashkohet me shokët e tij të rinj të skuadrës nga 1 dhjetori 2022 dhe do të ketë të drejtë të luajë pasi të hapet merkatoja në janar 2023.”, shkruhej në postimin e Celtic.

Kujtojmë që kampionatin skocez të futbollit mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Related posts

“Vallëzonte” me mbrojtjen e Cityt – Guardiola nuk ngurroi t’i shkëmbente ca fjalë me Michail Antonion

D V

Agjenda e Kosovës para ndeshjes me Jordaninë

D V

Steven Gerrard rezulton pozitiv me Covid 19

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More