Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Brahim Diaz edhe dy vite tjera te Milani, merr fanellën me numrin 10

Milani i ka siguruar shërbimet e Brahim Diaz në formë huazimi dyvjeçar nga Real Madridi, me opsionin e blerjes, derisa edhe Los Blancos edhe kanë ‘kundër-opsionin’.

 

Në njoftimet e dy klubeve bëhet vetëm e ditur se është vetëm një huazim i përkohshëm dyvjeçar deri më 30 qershor 2023.

Edhe pse në komunikata nuk përfshihet opsioni i blerjes, mediat raportojnë se Rossonerët mund ta transferojnë lojtarin për 22 milionë euro.

Në ndërkohë, edhe Los Blancos e kanë ‘kundër-opsionin’ për riblerjen e lojtarit në vlerën prej 27 milionë euro. Njëherësh, bëhet e ditur se Milani do të shpenzojë tre milionë euro për huazimin.

22-vjeçari ishte i huazuar te klubi italian në sezonin 2020/2021 duke shënuar shtatë gola në 39 paraqitje zyrtare.

Spanjolli do ta bartë fanellën me numrin 10 të trashëguar nga Hakan Calhanoglu, i cili kaloi te rivali lokal Inter. 

Related posts

Muhamet Ramadani, kampion i Evropës U-20

D V

Williane refuzon një ofertë jashtëse nga Arabia Saudite

D V

Harry Maguire, mbrojtësi më i shtrenjtë në botë që kërkon finalen e Euro 2020, por dikur një klub nuk pagoi për të as 1.5 milionë euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More