Zyrtarizimi ka ardhur përmes faqes zyrtare të klubit, shkruan Gazeta Olle.
“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Argjend Malaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme kontratën me skuadrën tonë për 2 sezonet e ardhshme duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Malaj ka luajtur me Feronikelin dy sezonet e fundit por edhe me Prishtinën më herët. Në të shkuarën, Malaj ka luajtur në kampionatin shqiptar me ekipe si Kamza, Tirana e Skënderbeu.
Suharekasit e kanë nisur mirë edicionin e ri të Superligës së Kosovë, ku në dy ndeshjet e para kanë arritur një fitore dhe një barazim, duke u pozicionuar në vendin e dytë në tabelë.
/Gazeta Olle/