Skuadra e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë miqësore, ku ka luajtur baras 1-1 me Kayserispor, skuadër nga Superliga e Turqisë.
Por gjatë ditës së sotme, suharekasit kanë njoftuar se kanë liruar nga kontrata dy futbollist të rinj.
Fjala është për Art Abazin dhe Ermir Abazin.
Deri tek ndarja e rrugëve mes palëve ka ardhur pasi dy talentët kanë kërkuar të provojnë një eksperiencë të re ku do të kenë më shumë minuta. /Gazeta Olle/