Gazeta Olle kishte raportuar ekskluzivisht gjatë ditës së sotme se Kryeziu ka arritur marrëveshje me bardhekaltrit.
Tashmë prezantimi i 22-vjeçarit është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e Dritës.
Marrëveshja është arritur sot pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Valon Zymberi ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Dritës z. Flamur Bunjaku i cili e konkretizoi marrëveshjen.
“Kryeziu i cili së fundmi ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21, ka lidhur kontratë me klubin për tre vitet e ardhëshme dhe do të shtojë edhe më shumë konkurencën në ekip. Almiri do ti bashkohet menjëherë ekipit dhe të vazhdojë punën nën urdhërat e trenerit Nuhiu”, thuhet në njoftimin nga FC Drita. /Gazeta Olle/