Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Arion Ymeri largohet nga Drenica

Portieri i njohur kosovar ka vendosur të largohet nga klubi kuqezi gjatë afatit kalimtar veror.

Edhe pse pritej qëndrimi i tij në Skenderaj, ka qenë vet Ymeri që ka njoftuar largimin nga Drenica.

Ymeri ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të shkruar një status ku tregon largimin nga klubi kuqezi, derisa ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Njoftimi i plotë nga Arion Ymeri:

Përshëndetje për të gjithë tifozët e KF Drenicës!

Të dashur tifozë dhe dashamirës të KF Drenicës, ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e KF Drenicës. Dua te shpreh falenderimin dhe mirënjohen time për gjithë tifozët e KF Drenicës, të cilët me kanë mbeshteur gjatë gjithë këtyre viteve sa isha pjesë klubit kuq e zi.

Gjithashtu falenderim të veçantë dua te shpreh për ish kryetarin e klubit Ilir Veliqin, me te cilin kam pasur marrëveshje për të vazhduar edhe për një vit me KF Drenicën, por sic e dini ai nuk është më pjesë e klubit, dhe gjërat moren kahje tjetër.

Falendërim i veçantë për bashkëlojtaret dhe gjithë stafin e Drenicës me te cilët kalum këto vite se bashku.

Klubit te Drenices ju uroj suksese dhe gjithmone do te jem tifozi i tyre!

Faleminderit,
Me respekt Arion Ymeri

/Gazeta Olle/

Related posts

FC Prishtina aranzhon miqësore me skuadrën greke

Redaksia

DAP nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e tatimeve në Kroaci

Z.H

Në Maqedoni 25 fëmijë me Covid-19 të hospitalizuar në Kozle

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More