Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Arbër Hoxha nënshkruan me Lokomotivën e Zagrebit

Sulmuesi kosovar është larguar nga Ballkani për ta vazhduar karrierën në Kroaci, te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Anësori tanimë zyrtarisht është prezantuar tek skuadra elitare kroate, edhe pse në njoftimin e tyre nuk kanë shkruar për detajet e kontratës mes palëve.

“20-vjeçari i Kosovës, Arbër Hoxha, lojtari më i ri i Lokomotivës. Arbëri ka shënuar 21 gola në 98 ndeshje në Superligën e Kosovës. Mirë se erdhe Arbër”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit kroat.

Karriera e Arbër Hoxhës ka filluar tek skuadra e vendlindjes së tij Istogut, derisa ka vazhduar pastaj edhe te Prishtina dhe Ballkani.

Hoxha ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Kosovës, derisa ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A.

Ai ka luajtur me Kosovën në ndeshjet miqësore ndaj Suedisë në janarin e vitit të kaluar si dhe këtë vit ndaj Guineas dhe Gambisë ku shënoi edhe një gol të mrekullueshëm. /Gazeta Olle/

Related posts

Sot protesta në Shkup, bllokohen disa rrugë

N E

Osmani-Le Drian: Të reflektojë BE-ja, Maqedonia ka plotësuar të gjitha kushtet

Z.H

ASh-Besa a mund ta bëjë fuqinë kundër BDI-së? Osmani: BDI, fitues absolut në Tetovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More