Prezantimi i radhës te skuadra nga Dobraja është sulmuesi Altin Vojvoda, shkruan Gazeta Olle.
21-vjeçari në sezonin e kaluar ka luajtur te Vjosa dhe që nga sezoni i ri do të djersitë fanellën e Arbërisë.
Kuqezinjtë gjatë ditës së sotme zyrtarizuan edhe transferimin e sulmuesit Egzon Krasniqi.
Arbëria gjithashtu ka rinovuar me dy futbollistë, bëhet fjalë për Hysen Bytyqin dhe Fidan Bahtirin.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Arbëria transferoi mbrojtësin e njohur Fidan Gërbeshi, dhe rinovoi me Labinot Ibrahimin.
Ndërsa largimin nga dobrajasit, dje e konfirmoi Almir Kryeziu, i cili do të lë zbrazëti të madhe te kjo skuadër duke i ditur aftësitë e tij.
/Gazeta Olle/