Bëhet fjalë për Labinot Ibrahimin dhe Fidan Gërbeshin, shkruan Gazeta Olle.
Ibrahimi për shumë vite ka luajtur në Superligën e Kosovës dhe në Superioren e Shqipërisë. Në sezonin e fundit ka luajtur tek skuadra dobrajase, ku edhe do të vazhdojë stinorin e ri.

Fidan Gërbeshi për shumë vite ka luajtur në Superligën e Kosovës, ndërsa vjen si përforcim nga skuadra nënkampione e Kosovës, Drita.
Kujtojmë se kuqezinjtë nuk arritën të sigurojnë mbijetesën në Superligë dhe edicionin e ardhshëm garojnë në Ligën e Parë të Kosovës. /Gazeta Olle/