Mbrojtësi afrikan kishte kaluar formë fantastike te Drita dhe u dallua shumë në garat evropiane.
Ai do ta vazhdoj karrierën në Azerbajxhan.
Drita e ka falënderuar Aragon për kontributin dhe i ka uruar fat në aventurën e re.
Njoftimi i plotë i klubit bardhekaltër:
Paç fat Arago!
Ju njoftojmë se DRITA ka përfunduar bashkëpunimin me mbrojtësin, Jamal Arago.
Pas paraqitjeve të mira në garat evropiane, Arago ra në sy të klubeve të huaja dhe karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan.
DRITA kishte kontratë me të edhe për një vit, por klubi vendosi të mos e pengoj lëvizjen e tij, për të realizuar hapin e madh në karrierën e tij për të cilin çdo futbollist punon.
Marrëveshja me ne ka përfunduar me pajtimin e të dyja palëve, ndërsa Arago tashmë është përshëndetur me futbollistët dhe klubin.
Klubi DRITA e falënderon për bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese të mëtejme.
Good luck, Arago!
/Gazeta Olle/