Skuadra prizrenase ka zyrtarizuar transferimin e radhës, mbrojtësin Fatbardh Latifi, shkruan Gazeta Olle.
“Mbrojtësi shtatlart Fatbardh Latifi nga sot është pjesë e klubit tonë , i lindur me 12/ Mars 1999 i gjatë 1,92cm pozita qendër mbrojtës na bashkohet drejt superligës , Latifi forcon tejmase repartin defansiv ku me eksperiencën e tij na ndihmon shumë drejt objektivave”, thuhet në njoftimin e klubit.
22 vjeçari më parë ka luajtur për Ramiz Sadikun, Llapin, AD Alcorcon dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit spanjoll Flat Earth FC.
Latifi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me bardhekaltrit.
/Gazeta Olle/