Agjencia Zhurnal.mk.

Zvicra teston publikisht sigurinë e certifikatës Covid

Boshllëqet e identifikuara pritet të merren dhe përfshihen vazhdimisht në zhvillimin e certifikatës

 

Deri në fund të qershorit, certifikata Covid nga Zyra Federale për Teknologjinë e Informacionit dhe Telekomunikacionit (BIT) do të prezantohet në të gjithë vendin, në Zvicër. Ndërkaq, kantonet do të lëshojnë certifikatat e para, duke filluar nga 7 qershori, raporton srf.ch.

Për të garantuar sigurinë, BIT vë në dispozicion kodin burimor të certifikatës për një testim publik.

Tani punimet po zhvillohen në këtë institucion (në mënyrë interne), bën të ditur BIT ndërsa prezantimi gradual do të pasojë nga 7 qershori, transmeton albinfo.ch. Deri atëherë do të kontrollohet funksionaliteti dhe mënyra e trajtimit të sistemit.

Qendra kombëtare e sigurisë kibernetike (NCSC) shoqëron analizat e sigurisë.

Për më tepër, siç njofton BIT, publiku do të ketë mundësinë që ta nënshtrojë sistemin në një test vështirësie. Boshllëqet e identifikuara pritet të merren dhe përfshihen vazhdimisht në zhvillimin e certifikatës.

NCSC merr raportet që nga e hëna, duke vlerësuar përmbajtjen, duke i caktuar përparësitë dhe duke bërë çdo rregullim të nevojshëm për BIT. Të gjithë pjesëmarrësit mund të futin rezultatet e testit në një formë në faqen e internetit të NCSC. Ky reagim azhurnohet rregullisht dhe mund të shikohet nga publiku.

Related posts

Blinken: Talebanët përballë presionit ndërkombëtar për të lejuar evakuimet

N E

Shfaqja Ajrore e Kinës  2021 tërheq rreth 120 000 shikues

Z H

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More