Agjencia Zhurnal.mk.

Zv/ministri i Drejtësisë, Nuhiu: Presim takime të dyta zyrtare me Bullgarinë

Shkup, 11 korrik – Zv/ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut Agim Nuhiu komenton situatën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e përbashkët drejt BE.

 

Në një intervistë për Klan News, Nuhiu thotë se Shqipëria këtë herë do të kishte përfituar në rast se do të kishte qenë e vetme në këtë proces.

“BE tani do duhet gjithmonë t’u japin përparësi kritereve të Kopenhagës. Edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar kriteret. Edhe Shqipëria si vend i vetëm do të kishte përfituar nëse do të kishte marrë dritë jeshile për BE”.

Ndërkohë, tregon se në ç’fazë janë bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila u bë dhe pengesa kryesore për hapjen e negociatave.

“Tani ne kemi një komision ndërqeveritar për çështjet historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që kryesisht ka të bëjë me përdorimin e gjuhës Maqedonase në raport me përkthimet e legjislacionit amerikan. Njëherë ka pasur sukses që ky Komision të ketë takime institucionale. Për fat të keq akoma nuk kemi gjetur mundësi të realizohet takimi i dytë”.

Në 22 Qershor Këshilli i Bashkimit Europian rezufoi ta ndante Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, duke i thënë edhe njëherë “jo” hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Pas një debati maratonë në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, shprehën optimizmin se Konferencat e Para Ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin do të mbahen gjatë Presidencës sllovene.

Related posts

Analizë/ Bindjet politike përballë ndjenjave kombëtare, për kë do të përcaktohen haraçinasit?

N E

MPB: Dje në vendkalimet kufitare janë zbuluar 11 PCR teste të falsifikuara

N E

Eskobar nis të dielën turin ballkanik, zbarkon edhe në Shkup?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More