Agjencia Zhurnal.mk.

Zv.ministri Bushi në konferencën vjetore në dialogun e dytë të migracionit në Sarajevë

Sarajevë, 20 shtator – “Një nga parakushtet kryesore për menaxhimin efikas të kufijve dhe migracionit është bashkëpunimi efektiv rajonal, por edhe ndërkombëtar, pra ndër prioritetet tona kryesore janë mirëmbajtja dhe thellimi i tyre, kjo para së gjithash, me vendet e rajonit, me vendet e tranzitit, të origjinës, me agjencitë e Bashkimi Evropian, siç janë Frontex – Agjencia Evropiane e Shërbimit Kufitar dhe Rojes Bregdetare, Europol, EASO, me Kombet e Bashkuara, dmth Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, UNHCR, si dhe organizatat ndërkombëtare relevante – OSBE, ICMPD, DCAF, dhe të tjera”.

 

Këtë, ndër të tjera, e ka theksuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi në Konferencën vjetore të ministrave të punëve të brendshme të Ballkanit Perëndimordhe BE-së, e cila është në kuadër të Dialogut të dytë të migracionit të Sarajevës e që mbahet nga 20 deri më 21 shtator në Sarajevë.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga më shumë asociacione dhe organizata ndërkombëtare si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, dhe që i kushtohet shumë aspekteve të problemit me migracionin ilegal, zv.ministri Bushi theksoi se Republika Maqedonia e Veriut merr pjesë aktive në platforma, iniciativa dhe procese të shumta ndërkombëtare dhe rajonale, si Forumi i Salzburgut,Procesi i Budapestit, Procesi i Pragës, Platforna e Përbashkët Koordinative, Programi i Sigurisë Kufitare të Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e sektorit të sigurisë (DKAF), Konventa për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore (CPS SEE). Ndërkaq, theksoi se në funksion të zhvillimeve në të ashtuquajturën “Rruga e Ballkanit Perëndimor” vitet e fundit, më intensiv është bashkëpunimi me vendet që janë pjesë e saj ose janë në afërsi të saj, ku operacionet e përbashkëta dhe të koordinuara të kryera me mbështetjen e organizatave të përmendura tashmë kanë rëndësi të veçantë.

“Një nga parakushtet kryesore për menaxhimin efektiv të migracionit ilegal dhe në përgjithësi të migracionit është forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar duke iu referuar mbi të gjitha ekzistencës së një mekanizmi efikas për kthimin, vullnetarisht dhe me forcë, në vendet e origjinës. Politikat e ripranimit dhe mekanizmat e kthimit janë të një rëndësie të veçantë për menaxhimin e suksesshëm të migracionit, por në të njëjtën kohë ato janë fusha ku përballemi me sfida serioze, veçanërisht në fushën e pamundësisë për të kthyer efektivisht disa prej migrantëve ilegal në vendet e tyre të origjinës. “, theksoi zëvendësministri Bushi.

Ndryshe, fokusi kryesor tematik i konferencës ministrore të këtij viti të Dialogut të Dytë për Migracionin në Sarajevë janë çështjet e kthimit dhe ripranimit në vendet e origjinës, në mënyrë që të ndihmojë në stimulimin e dialogut ndërmjet autoriteteve rajonale, BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të origjinës në përcaktimin e modaliteteve më të mira për t’u marrë me këto çështje. Kjo do të thotë, sigurimi i një forumi për të forcuar mekanizmat e bashkëpunimit dhe koordinimit midis autoriteteve të migracionit nga BE-ja dhe rajoni, në mënyrë që të lehtësohet shkëmbimi i informacionit dhe përvojave kyçe për menaxhimin efektiv të migracionit dhe për të identifikuar modalitetet më të mira të partneritetit në të ardhmen.

Ministria e Punëve të Brendshme

Заменик министерот Буши на годишната министерска конференција во рамки на Вториот сараевски миграциски дијалог“Еден од…

Posted by Министерство за внатрешни работи / Мinistria e Punëve të Brendshme on Tuesday, September 20, 2022

Related posts

Nikollovski: Janë shpallur thirrje për pesë masa, fermerët ta shfrytëzojnë mbështetjen

Z.H

Lokomotivat e prishura dhe pa pjesë rezervë, transporti hekurudhor në kaos

Xh M

Panel diskutim i projektit “Vizioni për NATO-n e krijuesve të rinj të ndryshimit”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More