Agjencia Zhurnal.mk.

Zv/Ministri Bekim Rexhepi takim pune me ambasadorin e Polonisë

Shkup, 8 korrik – Zv/Ministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi, bashkë me Ministrin Boçvarski kanë realizuar takim pune me ambasadorin e Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut SH.T Wojciech Tyciński.

 

“Ambasadorin e informuam për projektet infrastrukturore që realizohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore si dhe për projektin e gasifikimit në vend. Gjithashtu në takim u diskutua çështja e kandidaturës polake në Këshillin e Organizatës ndërkombëtare detare” – thuhet në komunikatë.

Në takim u shkëmbye mendime dhe përvojat e të dy shteteve në lidhje me përballjen me sfidat nga Kovid kriza.

Njëheri i shprehëm faleminderim për bashkëpunimin e deritanishëm , dhe e veçuam nevojën për intensifikimin e bashkëpunimeve të tilla në periudhën e ardhshme. /KlanMacedonia

Related posts

Ministri Besimi e dorëzoi Propozim- buxhetin e plotësuar për vitin 2022 në Kuvend

Z H

Moti ftohtë dhe me reshje shiu

Redaksia

Të paktën 46 të vdekur dhe gjashtë të lënduar në aksidentin e autobusit të Maqedonisë në Bullgari

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More