Agjencia Zhurnal.mk.

Zudi Koka emërohet u.d drejtor i Higjienës Komunale Shkup

Shkup, 31 dhjetor – Zudi Enuzi Koka është emëruar si u.d drejtor i Higjienës Komunale Shkup, informon Zhurnal.

 

Koka është jurist i diplomuar, menaxher i dëshmuar në afarizëm, ndërsa aftësitë e tij pritet ti vë në funksion edhe në HP Higjiena Komunale. Ai në zgjedhjet lokale ishte bartës liste i këshilltarëve në Çair nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Ndryshe, Higjiena Komunale ra në duart e ASH-së pasi patën marrëveshje politike parazgjedhore me Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit. ASH dhe Alternativa e mbështetën Arsovskën në Shkup ndërsa si shpërblim për opozitën, Danella do të emëronte drejtorë dhe zv.drejtorë nëpër Ndërmarjet Publike.

Alternativa nuk do të ketë hise në kulaçin mes opozitës dhe Arsovskës përshkak se u bë pjesë e Qeverisë pas zgjedhjeve lokale//Zhurnal.mk

Related posts

Zaev – Toman: Përgëzime për çmimin për paqe dhe mesazh për mbështetjen nga Republika e Çekisë

Z H

Angellovska-Bezhoska: Viti 2021 është i rimëkëmbjes graduale

Z H

UEJL do të mentorojë punën e Sektorit për zhvillim ekonomik të Komunës së Tetovës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More