Agjencia Zhurnal.mk.

Zoran Gerasimovski dha dorëheqje nga u.d drejtor i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik

Shkup, 5 dhjetor – Anëtari i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së veriut, Zoran Gerasimovski dha dorëheqje nga funksioni u.d. drejtor i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.

Gerasimovski, këtë e kumtoi në fillim të mbledhjes së sotme të Këshillit gjyqësor, në rend dite të së cilës është zgjedhja e kryetarit të Këshillit gjyqësor nga votimi për zgjedhje të kryetarit të ri.

“Unanimisht u zgjodha u.d. drejtor i Akademisë, deri në zgjedhjen e drejtorit që do të ndodhë të mërkurën, ndërkaq me qëllim të mos vijë deri te stagnimi i punëve në Akademi. Në pajtim me udhëzimet e KSHPK se me zgjedhjen time ka pasur konflikt interesash, sot e parashtrova dorëheqjen time të parevokueshme nga funksioni”, deklaroi Gerasimovski.

Me qëllim që të mos prishet imazhi i funksionit, Gerasimovski theksoi se dorëheqja është e parevokueshme.

Related posts

Edhe shtatë automjete të reja si donacion për MPB-në nga Republika Çeke (Foto)

Z.H

Kovaçevski e ka pritur fituesin e Çmimit Nobel për ekonomi, Poll Krugman

Xh M

KQ i LSDM-së do të diskutojë për dorëheqjen e Zaevit dhe gjendjen aktuale politike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More