Agjencia Zhurnal.mk.

Zonat industriale në Maqedoni do të kursejnë energjinë elektrike

Shkup, 14 nëntor – Drejtoria e TIDZ-së bën të ditur se ndriçimi rrugor në pjesë të zonave industriale në të gjithë vendin është reduktuar, ndërsa tabelat e dritës së jashtme në vetë objektin administrativ janë fikur plotësisht.

 

Kjo lëvizje vjen si një kontribut për tejkalimin e krizës në sektorin e energjisë.

Vendimi është marrë në bashkëpunim dhe konsultim me kompanitë në zona dhe zbatohet në pjesë të caktuara që konsiderohen se ndriçimi nuk është i nevojshëm dhe nuk do të prishë funksionimin e tyre.

Kjo masë do të zbatohet gjatë krizës 30-ditore të shpallur nga Qeveria.

“Drejtoria e TIDZ-së, si institucion me përgjegjësi shoqërore, dëshiron të inkurajojë edhe institucionet tjera në vend që ta ndjekin këtë shembull konkret të solidaritetit në përballjen me krizën energjetike”, tha TIDZ.

Menaxhmenti u bëri thirrje vetë kompanive që t’i bashkohen kësaj nisme.

Related posts

Ambasadori slloven: Çelja e negociatave, kryesfidë

D V

Universiteti i Tetovës organizator i Turneut Ndërkombëtar të Volejbollit në Rërë

R Zh

Seancë e dy komisioneve kuvendore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More