Agjencia Zhurnal.mk.

Zjarri në pallatin 9-katësh/ Goxhaj jep detaje ekskluzive: U dogjën vetëm dy banesa, ja problematika që hasim

Drejtor i shërbimit zjarrëfikës të Tiranës Shkëlqim Goxhaj ka dhënë më shumë detaje nga zjarri i madh që përfshiu pallatin 9-katësh në zonën e ish-Parkut.

Në një intervistë për Vizion Plus Goxhaj tha se nga zjarri u dëmtuan vetëm dy banesa, ajo ku ishte vatra dhe një tjetër në katin e 5-të.

Cilësia e dobët e punimeve nuk u përjashtua si shkak nga Goxhaj që zjarri të përhapej aq shpejt, ndërsa problematikë në punën e zjarrëfikësve mbetet parkimi i gabuar i mjeteve në zonat e banimit.

Çfarë thonë hetimet e deritanishme për shkaqet e zjarrit?

Ne jemi drejt përfundimit të ekspertizës në objektin ku ra zjarri dhe deri tani kemi arritur të kuptojmë që zjarri ka rënë në katin e fundit dhe shkak është bërë një kondicioner, motorri i kondicionerit.

Pra këto janë rezultatet e hetimeve paraprake. Zjarri në fakt ishte i përmasave të mëdha dhe flakët u përhapën me shpejtësi në disa kate të ndërtesës. Çfarë e favorizoi përhapjen e shpejtë të zjarrit?

Zjarri mori përmasa në të gjithë pjesën e sipërme të fasadës dhe dëmtoi edhe një banesë në katin e 5. Përveç banesës ku ra zjarri fillimisht, u dëmtua edhe një banesë në katin e 5 ndërsa pjesa tjetër ka qenë në pjesën e fasadës, jo brenda shtëpive. Objektet e tjera kanë qenë nga bloza e tymi, ku kanë qenë dritaret hapur. Këto dëmtime janë.Plotësisht janë djegur banesa ku ra zjarri dhe një në katin e 5. Përhapjen e zjarrit e kanë ndihmuar materialet që kanë qenë në objekt.  

Fasada e pallatit u dogj, dmth që kishte probleme me cilësinë e ndërtimit dhe materialet e përdorura?

Mendojmë ajo ka qenë arsyeja që zjarri mori ato përmasa sepse gjatë gjithë punës tonë, zjarrëfikësit e Tiranës nuk kanë pasur asnjë rast kur zjarri kalon nga një banesë në një tjetër, në objektet shumë katëshe. Është një rast i veçantë për ne.

Në jo pak raste zjarrëfikësit kanë vështirësi në ndërhyrje në blloqet e banimit edhe për shkak të mungesës së rrugë kalimeve, cilat janë zonat më problematike në Tiranë në këtë drejtim ?

Faktikisht problem është sepse qyteti i Tiranës është duke u shtuar përditë dhe trafiku i automjeteve sa vjen dhe shtohet. Në asnjë ngjarje shërbimi zjarrëfikës nuk ka munguar kur i është kërkuar ndihmë nga qytetarët. Ne kemi qenë prezent në çdo ngjarje, duke shpëtuar edhe jetë qytetarësh. Ne kemi automjete që janë të përshtatshme, ku qarkullimi është i vështirë. Për rastin e ditës së djeshme, aty patëm mundësinë të ofrojmë shumë automjete dhe një prej tyre ishte edhe autoshkalla. Për zjarrëfikësit nuk duhet të ekzitojë fjala që nuk arrijnë në vendin e ngjarjes, sepse nuk mungon infrastruktura. Problem, për mendimin tim mbetet parkimi i gabuar i automjeteve, ku shpesh herë natën na është dashur të spotojmë mjete me zjarrëfikësen ose kemi kërkuar ndihmën e policisë së shtetit ose bashkiake. Problem për zjarrëfikëset është parkimi i gabuar i automjeteve në blloqet e banimit.

Ishte një operacion i vështirë për ju?

Ishte operacion i vështirë. Ne kemi pasur zjarrëfikës në tarracë, është grupi i shërbimit që  ishte që në fillim në vendin e ngjarjes. Duke menduar që vatra e zjarrit është në katin e kryes, ata shtrinë informacionin për të luftuar zjarrin. Zjarri mori përmasa dhe vazhdoi deri posht, dhe u bë vështirë për atë grup që të vazhdonte. Grupi vazhdoi punën nga tarraca e pallatit tjetër që ishte ngjitur. Ne përveç autoshkallave kemi afruar aty edhe automjet që na shërben ne ër të mbushur bomblat e ajrit që punonjësi i shërbimit të jetë në aktivitet. Ka qenë zjarr i veçantë, sepse zjarr me përmasa kemi pasur në biznese, magazina por në këtë objekt ka qenë më i veçantë, se nuk e mendonim që zjarri do merrte ato përmasa. 2-3 zjarrëfikës kanë pasur edhe probleme me frymëmarrjen dhe pas ndihmës së parë janë më mirë, ndërsa qytetarë nuk ka të lënduar.

Related posts

Sot mbush 81 vjeç, Veliaj nderon me “Medaljen e Mirënjohjes” aktorin e madh, Viktor Zhusti

Xh M

Kongresi i PS- Veliaj: Tirana, model i suksesshëm i qytetit agjent të zhvillimit ekonomik

Xh M

Koçiu: Do transformojmë qendrat shëndetësore. 17 struktura spitalore autonome deri në 2027

Xh M