Agjencia Zhurnal.mk.

Zjarri në Falisht të Tetovës, flet komandanti i zjarrfikësve Ameti

Shkup, 22 nëntor – Sot, një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një depo të një ndërmarrje për shitjen e materialeve në fshatin Falishtë të Tetovës. Në një deklaratë, përfaqësuesi i ndërmarrjes ka bërë apel për ndërhyrjen e Ministrit të Mjedisit për të bërë matjen e cilësisë së ajrit pas ngjarjes.

“Siç e shihni pas meje është një ndërmarrje e cila ka bërë shitjen e gjë sendeve, të cilat janë ndez, gjithashtu përpjekjet tona janë që të lokalizimin e zjarrin siç e dimë materialet që ka poseduar brenda deponia janë djegëse të të përmasave të mëdha kështu që ne bëjmë të pa mundurën që të lokalizojmë zjarrin” thotë komandanti i zjarrfikësve Ameti.

Për shqetësime në lidhje me materialet kimike, pronari i ndërmarrjes ka konfirmuar se depoja përmbante materiale të ndryshme kimike dhe ka një gamë të gjërë të ngjyrave. Ai ka thënë se shkaqet e zjarrit janë shkaktuar nga oxhaku dhe pavarësisht përpjekjeve të tyre, ata nuk kanë mundur të lokalizojnë zjarrin.

“Për momentin kemi 2 zjarrfiks të lënduar për momentin nuk janë në lëndime të rënda, dihet që tymi e bën të vetën dhe helohemi në rast se thithim” thuhet në dekaratën e tij.

Në pytejen e prashtruar nga një gazetar pasi që është zjarr kaq i madh a kanë intervenuar vetëm zjarrfikësit e tetovës ose kanë ardhur në ndihmë edhe nga vendet tjera? Ai u përgjigj se në fakt drejtori për menaxhimin e krizave në Tetovë gjithashtu po ndihmojnë edhe kompanitë edhe vet kanë ardhur në ndihmë gjithashtu kanë ardhur zjarrfikës nga qyteti i Gostivarit dhe nga Tetova. ndërsa sa i përket zonave në afërsi të depos ai tha se policia lokale dhe forcat e zjarrfikësve janë të angazhuara në menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e zonave përreth për të parandaluar përhapjen e flakëve.  

Related posts

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky