Agjencia Zhurnal.mk.

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar 11 zjarre në fshatra të ndryshëm në Kumanovë dhe në Likovë

Kumanovë, 14 shtator – Zjarrfikësit e Kumanovës gjatë ditës së djeshme regjistruan 11 zjarre, në disa fshatra të pjesës veriperëndimore të Kumanovës dhe një pjesë të Likovës, informuan sot kompetentët e NJTZ-së.

 

Komandanti Dejan Ilievski informoi se ekipi i parë është nisur paradite, ndërsa ekipi i fundit është kthyer në mesnatë. “Në shuarjen e zjarreve morën pjesë pothuajse të gjitha ekipet kujdestare me gjashtë automjete të zjarrfikësve dhe një automjet terreni. Disa zjarre janë përsëritur në hyrje të fshatrave Tabanoc, Reçicë, Lojane dhe Vaksincë, të cilat janë në afërsi”, tha Ilievski.

Zjare ka pasur në Nikushtak, Stari lozja, Tabanoc, Reçicë, në afërsi të Detoil, në Vaksincë në afërsi të Makpetrol rezervuareve, në Reçicë në afërsi të autostradës Kumanovë-Tabanoc tek Eko petrol, Lojane, sërish zjarr ka pasur në hyrje të fshatrave Tabanoc dhe Vaksince dhe sërish te Reçica në afërsi të stacionit hekurudhor.

“Të gjitha zjarret janë shuar. Nuk mund të konfirmohet arsyeja për një dukuri të tillë, por më duhet të potencoj se dje as temperaturat nuk ishin shumë të larta, as nuk kishte erë të fuqishme”, shtoi Ilievski.

Related posts

MPB ngre padi penale për dy policët në Kufirin e Bllacës

Xh M

VMRO grumbullon nënshkrime, pushtetit paralajmëron: Do ta ndërpresë integrimin europian

Xh M

Ndërtesat që po prishin imazhin e sheshit të Shkupit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More