Shkup, 21 gusht – Qendra për menaxhimin me kriza (QMK) këtë mëngjes njoftoi se zjarre aktive për momentin nuk ka, ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara janë shuar 22 zjarre.
Gjashtë zjarre që kanë kapluar bimësi e ulëta, janë regjistruar në Komunën e Kumanovës tek fshatrat Bërzak, Ropalcë, Vaksincë, Ropalcë-Umin Doll, Ramanovc dhe Sredorek, tre zjarre kishte në Komunën e Gostivarit – në lagjen “Ciglana”, si dhe në fshatrat Çajkë dhe Debresh, ndërsa kanë prekur bimësinë e ulët dhe barin e thatë, dy zjarre ka pasur në qytetin e Shkupit (Karposh) dhe komunën e Novacit, ndërsa një zjarr është regjistruar në komunat Novaci, Resnjë, Krushevë, Prilep, Dibër, Bërvenicë, Kërçovë, Shtip dhe Probishtip.
Sipas QMK-së, në Karposh zjarre kanë shpërthyer përgjatë rrugës “Skupi”, si dhe afër rrugës së re Saraj-Rashçe, duke prekur barin e thatë, në Novaci janë raportuar zjarre në afërsi të fshatit Dalbegovc, ku digjej bar i thatë dhe në drejtim të Ribarcit në lokalitetin “Ergela” ku digjej kashtë, në komunën e Resnjës ka pasur zjarre në afërsi të fshatit Stenjë – Galiçnik, ndërsa është kapluar një pyll me pisha, në komunën e Krushevës afër fshatit Shën Mitrani – është djegur bar i thatë, mbeturina dhe manaferra, në komunën e Prilepit ka pasur zjarr me bar të thatë, në komunën e Dibrës afër fshatit Konjarë, ku digjej bari i thatë, në komunën e Bërvenicës afër fshatit Tenovë është prekur një arë me misër dhe bar të thatë, në komunën e Kërçovës digjet kashtë dhe bar i thatë afër fabrikës “Kopaçka”, në komunën e Shtipit afër fshatit Mojancë dhe në komunën e Shtipit pranë liqenit të Mantovës është djegur kashtë, ndërsa në komunën e Probishtipit ka pasur zjarr në fshatin Ratavicë, ku është djegur një arë.