Agjencia Zhurnal.mk.

Zjarr në një barnatore në Prishtinë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është përfshirë nga zjarri një barnatore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

 

Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë”, ka njoftuar Ahmeti. 

Related posts

MPB: 224 kundërvajtje në Shkup, 42 për ngasje të shpejtë, 20 për mospasje të patentë shoferit

D V

Gjoba për 68 shoferë në Shkup, 39 për parkim të parregullt

D V

Sillej në mënyrë agresive ndaj gruas, tetovari arrestohet nga policia

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More