Agjencia Zhurnal.mk.

Zidane te Manchester United, shkak për mos arritjen e marrëveshjes është gruaja e trajnerit francez

Presioni po vazhdon të rritet për Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, ndërsa ish- trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është shfaqur si një nga kandidatët për të zëvendësuar norvegjezin.

 

Debati rreth të ardhmes së Solskjaer ka kohë që vazhdon, ku humbjet me Liverpoolin dhe Manchester Cityn, kanë bërë që presioni të rritet.

Sipas Record Sport, Zidane tërhiqet nga mundësia për të marrë drejtimin e klubit nga “Old Trafford”, ku ai do të ribashkohej me dy ish-lojtarët e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo dhe Raphael Varane, si dhe lojtarin që ai e pëlqen shumë, Paul Pogban.

Marrëveshja e vështirë, shkak gruaja e Zidanes

Man United shpreson që marrëdhëniet e Zidanes me Cristiano Ronaldon dhe Varanen do ta bëjnë që ai të vije në klub, marrëveshja nuk duket e lehtë.

Është raportuar se Veronique Zidane, gruaja e trajnerit, nuk e pëqlen idenë që të jetojë në Mançester. Ajo do të preferonte që Zidane të bënte një pushim më të gjatë nga trajneri të gjente punë diku tjetër, jo në Angli.

Opsionet e tjera

Antonio Conte ishte një tjetër kandidat që po konsiderohej për këtë punë, por Tottenham reagoi shpejt dhe emëroi italianin në krye të skuadrës.

United beson se Zidane është një figurë më pak përçarëse dhe kërkuese se Conte dhe rekordi i tij në Real Madrid, veçanërisht në Evropë, flet vetë, duke fituar tre Liga të Kampionëve dhe dy tituj të La Liga.

Brendan Rodgers i Leicester City është një tjetër kandidat, pavarësisht historisë së tij si trajner i Liverpoolit në të kaluarën.

Related posts

Romano: Mbappe titullar ndaj Reims

Lea Muslija

Karriera e Ronaldos ishte në ‘fije të perit’ – si u diagnostikua me një lëndim që nuk ka shërim dhe bëhej më keq me kalimin e kohës

D V

Barcelona e bën Sterlingun prioritetin e tyre kryesor të transferimeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More