Agjencia Zhurnal.mk.

Ziadin Sela: Ligji për shtetësi do të miratohet, realizohet edhe një e drejtë e mohuar e shqiptarëve

Shkup, 22 korrik – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në “Facebook”, shkruan se Ligji për shtetësi do të miratohet.

 

“Ashtu siç u zotuam, Ligji për Shtetësi do të miratohet, sepse ai është jetik për qytetarët që për tri dekada nuk gëzojnë asnjë të drejtë në vendin ku kanë lindur dhe kanë jetuar”, shkruan Sela.

Ai shton se edhe përkundër tentimeve për ta penguar dhe bllokuar këtë ligj, vendosmëria jonë, shkruan Sela, rezultoi me sukses.

” Ligji ka hyrë në fazën e fundit dhe për disa ditë do të realizohet edhe një e drejtë që u është mohuar shumë shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për 30 vite”, shkruan Sela.

Related posts

Kongresi i autoriteteve lokale e rajonale e KE-së do të debatojë për kartën evropiane për autonomi lokale

Z H

EFSE e theksoi Bankën popullore si lidere në rajon në mbështetjen e zhvillimit të sektorit fintek

Z H

Filipçe: Me siguri do të ketë edhe dozë të tretë të vaksinës Pfizer

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More