Agjencia Zhurnal.mk.

Zhvasnin të rinjtë te liqeni/ Arrest me burg për dy policët në Tiranë

Lihen në burg pa afat dy policët Saimir Muzikanti dhe Serxhio Cani që zhvasnin të rinjtë që konsumonin hashash te zona e liqenit.

Sipas organit të akuzës në adresë të tyre janë bërë 9 kallëzime penale por janë dokumentuar 3 prej tyre.

Cani, 22 vjeç ishte pjesë e uniformave blu të komisariatit nr.1 ndërsa kolegu i tij muzikanti, ishte punonjës i policisë bashkiake.

Të dy në bashkëpunim ata përfitonin shuma parash nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë të rinjve në këmbim të lirisë pasi zbulonin konsumimin e lëndës narkotike.

Përpara prokurorit, Muzikanti e pranoi krimin, duke thënë se kishte për të shlyer një kredi.

Related posts

Shqipëria e shtata në botë për kultivimin e kanabisit, Braimllari: E qartë pse amnistia fiskale po propagandohet nga Rilindja

Z.H

Shqipëri, ​844 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19

Redaksia

Rriten ndjeshëm netë qëndrimet e turistëve në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More