Zhurnal mëson / Thaçi në prezencë të Ahmetit dhe Selës kontakton Mickoskin për formin të Qeverisë së Re, Ja çfarë i përgjigjet Mickoski !

nga Redaksia

Shkup, 5 maj – Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga burime të sigurta mëson se kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski ka refuzuar kërkesën e kreut të PDSH-së z.Menduh Thaçit për të formuar qeverinë e re me Frontin Evropian, shkruan Zhurnal.mk

Burime të Zhurnal-it njoftojnë se ditën kur kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i ASH-së, Ziadin Sela dhe Menduh Thaçin i PDSH-së, ishin në rrugëtimin e tyre për Tiranë, përderisa kanë qenë duke pi kafe në një restorant në Strugë, kreu i PDSH-së ka kontaktuar kreun e VMRO-së Hristijan Mickoskin duke i kërkuar formin të qeverisë së re me Frontin Europian, por Mickoski përgjigjet:

  • Thaçi në telefon Mickoskit: “Hristijan, hajde ta formojmë Qeverin e Re”
  • Mickoski i përgjigjet Thaçit: Me ty ska problem, je i mirëseardhur.
  • Thaçi, Mickoskit: Jo vetëm me mua, por me Frontin Evropian ?
  • Mickoski, Thaçit: Ti ke derën e hapur, Ali-u dhe Ziadini, JO…!

A le kjo të kuptohet se kreu i VMRO-së, ka vendim të prerë se Qeverinë e Re, do ta formojë me VLEN !

Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO-DPMNE triumfoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 24 prill. Siljanovska arriti të sigurojë një fitore bindëse, duke fituar 363.086 vota (40.08 %) apo 182.586 vota më shumë se Stevo Pendarovski, president aktual i cili mori 180.500 vota (19.92%), shkruan Zhurnal.mk

Ndryshe

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More