Agjencia Zhurnal.mk.

Ekskluzive: Sot në ora 12:00 Lëvizja Besa do ta thërrasë tryezën e përbashkët me partitë shqiptare

Shkup, 1 nëntor – Ashtu siç Zhurnal njoftoi para disa ditëve për thirrjen e tryezës së përbashkët të partive politike shqiptare nga ana e Lëvizjes Besa, dhe kjo u konfirmua nga vet Besa, Zhurnal mëson se sot në ora 12:00 do të realizohet konferenca për media ku do të bëhet thirrja për unifikimin e interesave shqiptare në një tryezë të përbashkët nga të gjitha partitë shqiptare.

 

Konferencën për media do ta mbajë zv/kryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në ora 12:00.

Thirrja do të ketë për qëllim për të biseduar dhe për të diskutuar mënyrën si të arrihet heqja e 20% nga Kushtetuta e RMV-së.

Ndryshe pas mbledhjes së BDI-së të shtunën mbrëma, kreu i BDI-së tha se nuk ngutet lidhur me këtë çështje. Pritet përgjigjja e partive tjera shqiptare nëse do t’i përgjigjen pozitivisht./Zhurnal.mk

Related posts

Trajan Angeloski është kryetar i ri i LOE-së

D V

Sela: Zgjedhja e një qeverie të re pro-evropiane në Mal të Zi, lajm i gëzueshëm për tërë rajonin

Xh M

Bytyqi: Masat e reja për ballafaqim me krizën, menjëher pas rebalancit të buxhetit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More