Agjencia Zhurnal.mk.

ZHURNAL demanton Shaqir Fetahun: mos manipulo medresantët me vendim “fantom”!

Shkup, 27 mars –  Shaqir Fetahu në cilësinë e kryetarin të BFI-së ditën e djeshme ka uruar medresantët për një vendim “fantom” për akreditimin e medresesë “Isa Beu” në Shkup. Ditën e djeshme është mbajtur seanca e 12 e Qeverisë në të cilën janë kumtuar vendimet e marruara në atë seancë, nga gjithsej 15 pika të rendit të ditës në asnjërën prej tyre nuk figuron vendimi për të cilin Fetahu uratën e kishte në maje të gjuhës. Nuk është vonë asnjëherë për të festuar e uruar qoftë edhe për vendime të vonuara, por është absurde për një çështje që është dashtë të zgjidhet shumë më herët të dilet me uratë pa ngjitur ndonjë vegëz argumentimi e dëshmie konkrete për këtë vendim të duhur e të shumë pritur. Gënjeshtra është haram, e në këtë muaj të shenjtë është haram i dyfishtë, prandaj është mirë që Fetahu të dëshmojë me fakte uratën e tij për medresantët në të kundërtën ky urim e ky vendim mbetet në vrazhdën e një sërë manipulimeve që sajon ky “ekspert manipulimesh” Shaqir Fetahu. Nëse nuk e dëshmon vendimin Fetahu dhe nuk tregon arsyen përse ky vendim nuk figuron në faqen zyrtare të Qeverisë, mbajnë pretendimet që Fetahu po përdoret si mjet propagandistik në periudhë parazgjedhore, shkruan Zhurnal.

Për çfarë vendimi uron Fetahu kur vendimi nuk ekziston askund?

Sipas asaj që transmetohet thuhet që Profeti Muhamed ka thënë: “Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tre:
1. Kur flet gënjen.
2. Kur premton nuk e mban premtimin.
3. Nëse i besohet diçka tradhëton.”

Medreseja më e vjetër në Ballkan “Isa Beu” në Shkup, një kohë të gjatë po vepron as legale as në të zezë, shkollarët e mesëm përfundojnë medresenë por nuk kanë të drejtë të regjistroheshin në Universitete të tjera. Madje, ndër vite bëhet skandal publik ku asnjë medresantë nuk pranohet në Universitete.

Por, kjo gjë nuk çonte pluhurin para këmbëve të Fetahut pasi më shumë parapëlqente shkarkim e emërim drejtorësh në këtë shkollë sesa zgjidhje permanente që lehtëson jetën studentore medresanteve, nuk i kufizon por u jep hapësirë të barabartë sikur të gjithë bashkëmoshatarët e tyre që të mund të studiojnë çfarë të dëshirojnë.

Akreditimi i shkollës së mesme “Isa Beu” në Shkup është një nga çështjet jetike për medresantët, kolektivin e shkollës dhe të gjithë të punësuarit. Sepse, me akreditim përcaktohet edhe statusi i saktë dhe objektiv, e jo të mbetet pezull kështu siç është aktualisht. Në këtë drejtim nuk është bërë asgjë, lëvizja e parë deri në këto momente është një uratë e papritur befasuese dhe në kohë shumë delikate. Shaqir Fetahu uron medresantët për vendimin e akreditimit të kësaj shkolle përmes shkrimit në vijim:

“AKREDITOHET MEDRESEJA ISA BEU NË SHKUP – URIME MEDRESANTË; Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame e RMV njofton opinionin e gjërë se sot më 26.03.2024, Qeveria e RMV në mbledhjen e saj të rregullt solli vendimin që Medreseja “Isa Beu” në Shkup të akreditohet dhe merr statusin e rregullt të shkollave të mesme. Me këtë status nxënësit e Medresesë do të kenë të drejtë të regjistrohen në të gjitha Universitetet e vendit dhe jashtë vendit. Urime nxënës, Medresant të respektuar!” ka shkruar Shaqir Fetahu.

ZHURNAL ka shqyrtuar vendimet që janë marrë në seancën qeveritare të datës(26.03.2024), askund nuk figuron vendimi për të cilin po uron Fetahu –

Në njërën anë qytetarët e medresantët shohin urata për një vendim të duhur, në anën tjetër me një kërkim shumë të lehtë vërtetohet se ky vendim nuk ekziston. E përse? Këtë përgjigje duhet ta japin ata që mbajnë uratat në maje të gjuhës.

Nuk nevojitet kërkim i thelluar, vetëm të ndiqet linku në vazhdim (https://vlada.mk/node/36266?ln=sq) dhe këtu janë të vendosura gjitha pikat që janë miratuar në seancën e 12 qeveritare. Këtu qartë e në mënyrë precize shihet që nga 15 pikat e rendit të ditës në asnjërën prej tyre nuk është diskutuar vendimi për akreditimin e shkollës së mesme medreses “Isa Beu” në Shkup. Gaboi apo po gënjen ndokush?

Dhe, në këtë situatë mjaftë konfuze nxënësit e kësaj shkolle duhet të gëzohen apo duhet të presin fakte të implementimin të këtij vendimi. Por, nëse është marrë ky vendim për cilat arsye nuk figuron në faqen zyrtare të Qeverisë? Prej kujt fshihet ky vendim? A ka gjasa që kjo të përdoret si mjet propagandues te komuniteti i besimit Islam, që prek posaçërisht nxënësit dhe kolektivin e kësaj shkolle? A po përdoret Shaqir Fetahu si mjet propoagandues në kohë parazgjedhore?

Këto dhe shumë pyetje të tjera që parashtron Zhurnal duhet të kenë edhe përgjigje prandaj është mirë që sa më parë kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, të argumentojë vendimin për akreditimin e kësaj shkolle, dhe nëse ekziston një vendim i tillë të tregojë arsyet përse nuk figuron në faqen zyrtare të qeverisë aty ku janë gjitha pikat dhe vendimet tjera që janë marrë në këtë seancë. Sepse, nëse kështu vazhdohet që vendimet të publikohen në profile facbooku përmes uratave, nuk përse të ekzistojë faqja e zyrtare e Qeverisë. /Zhurnal.mk

Related posts

Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari dhe Dimitrievski në një komunë

D V

Dimitrievski fitoi në Kumanovë, Taravari me fitore të ngushtë në Gostivar, ndërsa Jakimovski humbi në Karposh

D V

Ndarja e granteve nga thirrja e tretë e Fondit Rajonal për Sfida

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky