Agjencia Zhurnal.mk.

Zhdukja e varferise, sukses me efekt global

Në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin u zhvillua të enjten një konferencë kombëtare vlerësimi lidhur me arritjet e Kinës në çrrënjosjen e varfërisë ekstreme.

 

770 milionë banorë të fshatit janë ngritur mbi kufirin aktual të varfërisë që nga fillimi i Reformës dhe Hapjes mbi 40 vjet më parë, duke kontribuuar për më shumë se 70 për qind të zvogëlimit të varfërisë globale gjatë kësaj periudhe.Gjatë tetë vjetëve të fundit, 98.99 milionë banorët e fundit të zonave rurale, u nxorën të gjithë nga varfëria. Me arritje të tilla, Kina ka krijuar një tjetër “mrekulli” që “do të hyjë në histori”, tha presidenti Xi Jinping.

Gjatë tetë vjetëve të fundit u investuan gati 246 miliardë dollarë amerikanë fonde fiskale për zbutjen e varfërisë. Qeveria vlerësoi se për uljen e varfërisë në Kinë duhet të garantohet ushqimi dhe veshmbathja për njerëzit e varfër dhe arsimi i detyrueshëm nëntëvjeçar për fëmijët nga familjet e varfra. Duhet të sigurohen gjithashtu nevojat mjekësore themelore dhe kushtet e mira të jetesës për të varfrit.

Në katër dedadat e fundit, duke luftuar problemin e vet të varfërisë, Kina ka ofruar 159 programe trajnimi për mbi 4 000 zyrtarë të 130 vendeve e rajoneve të botës. Ndërkohë, nisma kineze “Një brez, një rrugë” ka ndihmuar 76 milionë banorë në vendet e përfshira në këtë nismë të dalin nga varfëria ekstreme. Nisma e Bashkëpunimit Kinë-Afrikë ka krijuar mbi 900 mijë vende pune. Ndërkohë, mekanizmat dhe fondacionet e krijuara me nismën e Kinës, si “Fondi i ndihmës për bashkëpunimin Jug-Jug ”, ka favorizuar mbi 30 vende në zhvillim në fusha si ekonomia, punësimi dhe zhdukja e varfërisë.

Kina shpall fitoren e luftës kundër varfërisë

Posted by ZHURNAL.MK on Thursday, February 25, 2021

Related posts

Izraeli lehtëson disa kufizime për Gazën

Redaksia

Malajzia dërgon aeroplanë luftarakë pasi Kina futi 16 aeroplanë në hapësirën e saj

Redaksia

Dividendi demografik mbështet zhvillimin e ardhshëm të Kinës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More