Agjencia Zhurnal.mk.

Zhdukja e insekteve pjalmuese, është shkaku për gjysmë milioni raste të vdekjeve në vit

Zhdukja e insekteve pjalmuese në nivel global është shkaku për gjysmë milioni raste të vdekjeve në vit, sepse për shkak të mungesës së pjalmuesve, popullata botërore nuk ka qasje drejt ushqimit të shëndetshëm, tregon studimi shkencor i publikuar në revistën “Envarojmental helth perspektivs”.

Tre të katërtat e të gjitha kulturave kërkojnë pjalmim, po popullimi i shumë insekteve pjalmuese po ulet në mënyrë drastike, me ç’rast humben tre deri pesë për qind e kulturave të frutave, perimeve dhe frutave arrore, shkruan “Gardian”.

Si rezultat i asaj, njerëzit konsumojnë më pak ushqim të shëndetshëm, ndërkaq kjo do të thotë se rreth një për qind e të gjitha rasteve të hershme të vdekjes mund t’i përshkruhen zhdukjes së insekteve pjalmuese.

Hulumtuesit, në shkaqet për vdekje të hershme i përfshinë sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, diabetin dhe disa lloje të kancerit.

Sipas shkencëtarëve, rreziku nga zhvillimi i këtyre sëmundjeve mund të ulet me ushqim më të shëndetshëm.

Ky është studimi i parë i cili e lidhë zhdukjen e insekteve pjalmuese me pasojat e shëndetit të njerëzve.

“Vegël kyçe e cila mungon në diskutimin për llojllojshmëri biologjike deri më tani ishte mungesë e lidhshmërisë së drejtpërdrejtë me shëndetin e njerëzve”, tha një prej autorëve kryesorë të studimit, dr. Semjuel Majers.

Sipas tij, ekziston zgjidhje, e ajo është të krijohen kushte adekuate për pjalmim të insekteve, që nënkupton kufizim të përdorimit të pesticideve.

Related posts

Ushqime të konservuara që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj

Xh M

Zbulohet gjarpri më i madh në botë, 8 metër i gjatë

Xh M

E keni të vështirë të shkoni çdo ditë në punë?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy