Agjencia Zhurnal.mk.

Zhdukja e Ervis Martinaj/ Rama zbulon detaje nga të dhënat e policisë

Kryeminsitri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt dhe nëse policia ka një përgjigje.

 

Rama tha se duhet të bëhet durim. Kryeministri zbuloi se policia ka disa informacione dhe se do t’i publikojë së shpejti pasi përgjigja që do jepet duhet të jetë e provuar.

“Nëse përgjigjja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të dilte për 9 ditë, por besoj se duhet të keni pak më shumë durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe unë jam besimplotë që do ta kemi shumë shpejt.

Sepse përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të jetë një përgjigje që duhet të mbështetet dhe në prova, nuk është thjesht një përgjigje të cilën pak a shumë e kemi që sot, por s’mund të thuhet zyrtarisht sepse kërkon të jetë e provuar” tha kreu i qeverisë.

Related posts

Serbët dhe maqedonasit heqin dorë nga nuset shqiptare, në Rusi gjejnë me çmim “më të lirë”

I Z

Ekonomi: Qeveria po mendon për paketën e dytë në ndihmë të shtresave në nevojë

Xh M

Ministrja Kushi përuron Gjimnazin e ri “Aleksandër Moisiu” në Kavajë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More